Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen, duke thënë se shqetësimi i tij nuk është oferta e Kurtit.
“Pse LDK duhet të angazhohet për ta sjellë qeverinë e VV-së në 80 vota?”, ka deklaruar Mustafa për IndeksOnline.
Ai ka ngritur shqetësime për humbjen e identitetit të LDK-së si parti e qendrës së djathtë.
“Si pranon LDK të humb identitetin e saj ideologjik të qendrës së djathtë”, ka thënë Mustafa.

