PDK ka vazhduar edhe sot, më 16 gusht 2026, aksionin e saj politik para Kuvendit të Kosovës, duke reaguar ndaj situatës së krijuar rreth funksionimit të institucioneve.
Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar mbylljen e dyerve të Kuvendit për deputetët e zgjedhur nga qytetarët, duke e cilësuar këtë si një situatë të papranueshme institucionale.
“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, thuhet në reagimin e PDK-së.
PDK ka kërkuar që Kuvendi të funksionalizohet dhe të respektohet vullneti i qytetarëve të shprehur përmes zgjedhjeve.

