Një grup banorësh të lagjes kanë ndërmarrë sot një aksion vullnetar për pastrimin e hapësirës përgjatë rrugës “Qemal Stafa”, përballë palestrës sportive.
Ky veprim, ndonëse i vogël në përmasa, ka vlerë të madhe për komunitetin dhe për mirëmbajtjen e një ambienti më të pastër e më të rregullt.
Përmes këtij aksioni, banorët kanë dhënë një shembull pozitiv të kujdesit për hapësirat publike dhe mjedisin, duke bërë thirrje që iniciativa të tilla të ndiqen edhe në lagje e fshatra të tjera.
Kujdesi për ambientin është përgjegjësi e përbashkët. Me angazhimin e secilit, hapësirat ku jetojmë mund të jenë më të pastra, më të bukura dhe më të denja për komunitetin.
Respekt për banorët për vullnetin dhe angazhimin e tyre!

