Sot janë zhvilluar ndeshjet e fundit të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.
FC Drita e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri, duke triumfuar si vendas me rezultat të thellë 5-3 ndaj Llapit të Tahir Batatinës.
Në një ndeshje me shumë gola dhe spektakël, skuadra gjilanase arriti të marrë tri pikët e para të sezonit, duke dhuruar një paraqitje të mirë para tifozëve të saj.
Kështu, trajneri Ardian Nuhiu e ka nisur mbarë aventurën e re me FC Dritën, duke regjistruar fitoren e parë në kampionatin e ri.

