Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje pritet gradualisht shtim i vranësirave me karakter lokal, të cilat pritet të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, kryesisht në zonën perëndimore dhe verilindore. Ka mundësi të ketë edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 43 km/h.
Temperaturat minimale do lëvizin prej 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 35°C. /MeteoKosova/

