Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë edhe sot para objektit të Qeverisë, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e situatës institucionale.
Deputetët e PDK-së kërkojnë rikthimin e rendit kushtetues dhe funksionalizimin e institucioneve, duke e akuzuar Kurtin se po e mban peng shtetin dhe institucionet për shkak të kalkulimeve politike.
“Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!”, është thirrja e deputetëve të PDK-së.

