Derbi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, i paraparë të zhvillohet të dielën në Gjilan, pritet të shtyhet për një datë tjetër.
Radio Star mëson se FC Drita ka kërkuar shtyrjen e kësaj ndeshjeje për shkak të angazhimit të skuadrës në garat ndërkombëtare. Drita të enjten do të zhvillojë ndeshjen e radhës evropiane në Prishtinë.
Sipas informacioneve të Radio Star, ndeshja Drita – Prishtina nuk do të zhvillohet të dielën, ndërsa data e re pritet të përcaktohet në një afat tjetër.
Detajet zyrtare pritet të bëhen të ditura nga organet kompetente të futbollit./Radio Star/

