SC Gjilani ka zbuluar fanellat e reja me të cilat do të paraqitet në sezonin 2026/27.
Fanellat e reja tashmë janë prezantuar, ndërsa njëra prej tyre u vesh nga Gjilani që në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Feronikelit’74. Fanellat e treta duket se i sollën fat skuadrës së Gjilanit, e cila triumfoi si mysafire me rezultat 1-3 dhe e nisi kampionatin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Tashmë tifozët e Gjilanit do të kenë mundësinë ta shohin skuadrën e tyre me fanellat e reja gjatë sezonit 2026/27.

