Profesori i gazetarisë, Ibrahim Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pasi emri i tij është lakuar për postin e presidentit të Kosovës.
Emrat e profesorit Berisha dhe ai i Ilaz Ramajlit janë përmendur tek pasi ka përfunduar takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Të dy nuk kanë përmendur këta dy emra, të cilët më shumë kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale si propozime nga analistë e figura të tjera publike.
Familja e Ramajlit ka thënë se ai nuk do ta pranojë këtë pozitë.
Ndërkaq, profesori Berisha ka thënë se do të vazhdojë të merret me kulturë e letërsi.
“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: “Rrëfimi i pendimit”. Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqendrohem”, ka shkruar Berisha në Facebok.


