FC Drita do të ketë një tjetër emër të madh të futbollit evropian të pranishëm në ndeshjen e nesërme, pasi Alberto Undiano Mallenco do të jetë vëzhgues i arbitrave.
Mallenco është një nga emrat më të njohur të arbitrimit spanjoll. Ai e përfundoi karrierën në La Liga me 348 ndeshje të drejtuara, duke vendosur rekord në Primera Division. Për më tepër, ai ka drejtuar plot 10 El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Ish-arbitri spanjoll ka pasur gjithashtu një karrierë të gjatë ndërkombëtare, duke gjykuar ndeshje në Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Prania e Mallencos në Kosovë është një tjetër dëshmi e rëndësisë së ndeshjes së Dritës, e cila përveç përballjeve me kundërshtarë të mëdhenj në arenën ndërkombëtare, po sjell në Kosovë edhe emra të njohur të futbollit evropian.
Drita vazhdon kështu të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke i dhënë një dimension të veçantë garave evropiane dhe futbollit kosovar./Radio Star/

