Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka ndarë me ndjekësit e tij një reagim pas vizitës në Gjilan, duke shprehur shqetësimin për ndryshimin e atmosferës në qytet dhe rrugët e zbrazëta.
Përmes një postimi, Spahiu ka kujtuar se vetëm pak ditë më parë rrugët e Gjilanit ishin të mbushura me komunikacion, ndërsa tani, sipas tij, qyteti duket dukshëm më i qetë.
“Erdha në Gjilan. Trishtim me t’i pa rrugët e zbrazëta. Vetëm një javë më përpara bëja një orë në trafik nga Gavrani në Qendër!”, ka shkruar ai.
Në reagimin e tij, aktori ka vlerësuar veçanërisht praninë e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës, duke i cilësuar ata si një pjesë të rëndësishme të jetës dhe gjallërisë së vendit.
“Bashkatdhetarët janë zemra e këtij vendi. Rruga e mbarë loçkomana. A na qetu pari jena, tu lujtë!”, ka përfunduar Spahiu.
Postimi i tij ka përcjellë një mesazh të ngrohtë për bashkatdhetarët, të cilët gjatë muajve të verës rikthehen në Kosovë dhe i japin qyteteve një gjallëri të veçantë./Radio Star/

