Pamje nga konferenca e jashtëzakonshme e Policisë së Kosovës, e mbajtur më 20.08.2026 në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri”, ku u paraqitën detaje rreth operacioneve policore të realizuara në 48 lokacione të ndryshme të komunës së Zubin Potokut, si dhe u bë ekspozimi i arsenalit të armëve, municionit, pajisjeve të ndryshme ushtarake dhe dëshmive të tjera relevante, të konfiskuara nga Policia e Kosovës.
Po ashtu u bënë të ditura informacionet lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, ku në zonën e komunës së Zubin Potokut janë zbuluar tri lokacione të dyshuara të varrezave masive në të cilat janë gjetur mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve, si dhe janë duke u hetuar tre persona J. R., M. J., dhe M. B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.
Lidhur me rastet, të gjitha veprimet e mëtejme po ndërmerren në bashkëpunim dhe në koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë.

