Gjilani sot ka përjetuar ditën më të nxehtë të vitit deri më tani.
Sipas të dhënave të publikuara nga MetoKosova, më 21 gusht 2026 temperatura maksimale në Gjilan ka arritur në 37°C (36.9°C), duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të vitit në qytet.
Temperaturat e larta kanë sjellë një ditë të vështirë për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kur vapa ka qenë më e theksuar.
Të dhënat e MetoKosovës konfirmojnë kështu se 21 gushti është zyrtarisht dita më e nxehtë e vitit 2026 në Gjilan, deri më tani.

