Skifterat kanë udhëtuar sot drejt Podujevës për ta përkrahur ekipin e tyre, ndërsa gjatë ndeshjes kanë shpalosur një mesazh emocionues dedikuar tifozit të tyre, Arianitit, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.
“Sot këndojmë me zërin tënd, të presim në shtëpi!”, ishte mesazhi i tifozëve për Arianitin.

