SC Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke dominuar ndeshjen dhe duke dhuruar një tjetër paraqitje bindëse.
Protagonisti kryesor i kësaj sfide ishte Oltion Bilalli, i cili realizoi dy gola dhe tregoi formë të shkëlqyer, duke paralajmëruar një edicion të veçantë për të dhe skuadrën e Gjilanit.
Gjilani këtë sezon ka ndërtuar një skuadër konkurruese dhe, me paraqitjet e deritanishme, po tregon karakter, organizim dhe ambicie të qarta.
Pas dy xhirove të zhvilluara, SC Gjilani numëron gjashtë pikë të plota./Radio Star/

