FC Drita ka zyrtarizuar sot transferimin e Marsel Ismajlgecit, i cili është bërë pjesë e kampionëve të Kosovës dhe është pritur në mënyrën më të mirë nga bashkëlojtarët e tij të rinj.
Ismajlgeci, i cili deri para disa muajsh ishte pjesë e FC Ballkanit, ka vendosur t’i bashkohet projektit të FC Dritës, duke u bindur nga ambiciet dhe objektivat e klubit gjilanas.
Me këtë përforcim, Drita synon ta rrisë edhe më tej konkurrencën në skuadër dhe të jetë sa më e përgatitur për sezonin e ri. Transferimi i Ismajlgecit është një tjetër dëshmi se kampionët e Kosovës kanë ambicie të mëdha për ta mbrojtur titullin dhe për të vazhduar sukseset në futbollin kosovar./Radio Star/

