Vali Ranch Resort & Congress Center ka shprehur mirënjohjen e veçantë për mërgatën shqiptare dhe të gjithë bashkatdhetarët që gjatë muajve të verës zgjodhën Kosovën për pushime, vizita dhe organizime të ndryshme.
Përmes një mesazhi falënderues, Vali Ranch ka vlerësuar praninë e bashkatdhetarëve dhe të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë dhe flitet shqip, të cilët ishin pjesë e aktiviteteve dhe eventeve të zhvilluara gjatë kësaj vere.
“Jemi falënderues ndaj çdo bashkatdhetari, ndaj çdo shqiptari kudo që flitet shqip, që vizituat Kosovën dhe ishit pjesë e organizimeve tona. Falënderim i veçantë për të gjithë ju që i dhatë Kosovës pamje të mahnitshme”, thuhet në mesazhin e Vali Ranch.
Resorti ka shprehur mirënjohje për besimin e treguar nga klientët dhe organizatorët, duke theksuar se është krenari që Vali Ranch u zgjodh si destinacion për evente dhe organizime të ndryshme gjatë sezonit veror.
“Ju jemi mirënjohës, kudo që jeni. Faleminderit që na zgjodhët për çdo event tuajin”, përfundon mesazhi i Vali Ranch Resort & Congress Center.
Muajt e verës në Kosovë u shoqëruan me një prani të madhe të mërgatës, e cila përveç vizitave familjare, kontribuoi edhe në gjallërimin e aktiviteteve turistike, gastronomike dhe eventeve në vend./Radio Star/

