Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vazhduar qëndrimin para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të saj politik lidhur me situatën institucionale në vend.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se bashkë me asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Komuna e Prishtinës, kanë qëndruar sërish para objektit të Qeverisë.
“Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka theksuar se qytetarët presin punë dhe mbështetje, ndërsa shteti, sipas saj, ka nevojë për zhvillim dhe përparim.

