Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën e Ferizajt, afër Spitalit të Gjilanit, ku janë përfshirë një veturë dhe një motocikletë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e ambulancës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe cila është gjendja e tyre shëndetësore.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, dëmet materiale në të dyja mjetet duken të konsiderueshme. Në aksident është përfshirë edhe një motocikletë që përdorej për shpërndarjen e ushqimit (delivery) në qytet.
Policia pritet të dalë me detaje lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

