RIAKREDITOHET FAKULTETI JURIDIK NË UNIVERSITETIN PUBLIK “KADRI ZEKA” NË GJILAN
Lajm i mirë për të gjithë maturantët dhe të interesuarit për studime juridike!
Fakulteti Juridik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është riakredituar për Programin e Përgjithshëm.
Në afatin e shtatorit do të hapet mundësia për pranimin e 100 studentëve të rinj.
Lajmin e ka bërë të ditur Dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi.
Urime Fakultetit Juridik, stafit akademik dhe të gjithë studentëve!

