Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se për shkak të punimeve në kuadër të projektit të ri, nga 29 deri më 30 gusht do të mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës nga rrethrrotullimi te Hoteli “Kristal” deri te Rruga “Ibrahim Rugova”.
Postimi i plotë:
Gjilani po merr një pamje të re!
Për shkak të punimeve, nga data 29.08.2026 deri më 30.08.2026 segmenti i rrugës nga rrethrrotullimi te Hoteli “Kristal” deri te Rr. “Ibrahim Rugova” do të jetë i mbyllur për qarkullim.
Rrethrrotullimi te Hoteli “Kristal” mbetet funksional, ndërsa qarkullimi mund të vazhdojë përmes rrugëve alternative të shënuara me të gjelbër në hartë.
Gjatë kohës së punimeve, respektoni sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet për qarkullim, në mënyrë që qarkullimi në qytet të zhvillohet sa më lehtë dhe sigurt.
Faleminderit për mirëkuptimin.

