Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për largimin nga pozita e ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani. Limaj ka treguar se largimi i tij është bërë pasi kanë ndodhur disa lëvizje në parti.
“Është liruar nga detyra. Janë politika të brendshme të partisë. Janë disa lëvizje në parti, pasi jemi parti e re kemi edhe këso lëvizje. Deri më tash nuk ka ndonjë emër të ri për këtë pozitë”, ka thënë Limaj në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.
Hasani, për pak ditë, ende nuk i ka bërë 1 vjet prej që është në këtë detyrë.
Ai ishte emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ditën kur ishte votuar Qeveria Haradinaj më 9 shtator të vitit të kaluar.