Faqja zyrtare e Presidencës së Republikës së Kosovës në Facebook, ka njoftuar se U.D. Presidentja Albulena Haxhiu ka graduar tre gjeneralë të rinj të FSK-së.
Por, në njoftimin e publikuar në Facebook, stafi i Zyrës për Komunikim me Publikun duket se ka shfrytëzuar një nga chatbot-ët e Inteligjencës Artificiale për ta shkruar këtë njoftim, raporton Klankosova.tv.
“Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”.
Në ndërkohë, duket se dikush e ka vënë re pas publikimit, dhe ka ndërhyrë duke e edituar postimin për ta hequr fjalinë e fundit.

