Festivali ’Nrrot Fest’ është në implementim e sipër të Edicionit të Dytë.
Menaxheri i Projektit Qëndrim Kqiku, konfirmon se janë në përgatitje e sipër, ndërsa tregon disa nga detajet.
„Do të performojnë 6 eventalisht 7 artistë nga vendi dhe rajoni. Ky event Social këtë vit mbeshtet fëmijët me sindromën down në Qendra Pema në Gjilan“, ka thënë Kqiku.
Më tej, Kqiku tregon se këtë vit lokacioni ku do të mbahet ngjarja do të jetë prapa Interxit-ish Stop Club.
Edhe ideatori, Albert Fazliu, shprehet optimist për festivalin e sivjetmë për çka thekson se pret pjesëmarrës, ku përveç festës dhe argëtimit secili prej tyre me sado pak nga paratë e tij, me pagesën e hyrjes mund t’i gëzoj fëmijët.
Organizatorët njoftojnë se konkursi për vullnetarët e këtij festivali vazhdon të jetë i hapur.
„Hapen aplikimet për Vullnetarët e festivalit N`Rrot Fest
Aplikimet tuaja i dergoni në inbox NrrotFest
Në Inbox duhet të dërgoni:
– Emër / Mbiemër,
– Data e lindjes,
– Vendin ku jetoni,
– Nr. kontakti,
– Nese keni qenë më herët apo jo vullnetarë në Festivale tjera.
Afati për aplikim është deri më 15 Shtator 2018.
LAJMERONI SHOK E SHOQE“