Gjilani do të përfitojë 2 milionë e 30 mijë euro në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Grantit me Komunën e Gjilanit.
Marrëveshja u nënshkrua sot në prani të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa fondet do të mundësojnë realizimin e gjithsej 33 njësive të banimit.
Nga ky projekt parashihet ndërtimi i 25 njësive të reja të banimit social, ndërsa do të bëhet edhe renovimi i dy shtëpive dhe rindërtimi i gjashtë shtëpive private.
Investimi synon rritjen e kapaciteteve të banimit social në Gjilan dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë.
Me këtë grant, Gjilani avancon konkretisht në ofrimin e strehimit më të përshtatshëm për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.










