Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur pas humbjes 1-0 ndaj Feronikelit, duke pranuar se skuadra e tij nuk arriti të tregojë atë që ishte përgatitur para ndeshjes.
Nuhiu e konsideroi këtë një ndeshje që duhet analizuar me kujdes, ndërsa mori përgjegjësinë si trajner për mënyrën se si skuadra ishte përgatitur.
“Është një ndeshje që meriton analizë, ka shumë për të mësuar. Për këtë ndeshje marr përgjegjësi si trajner për mënyrën se si është përgatitur skuadra. Por duhet të mësojmë nga kjo ndeshje, sepse kampionati është i fortë”, deklaroi Nuhiun në Sport1.
“Komplet skuadra nuk ka funksionuar. Na penalizoi edhe fusha, por nuk arsyetohem. Thjesht nuk arritëm të dilnim atje ku ishim përgatitur, falë meritës edhe të kundërshtarit”, shtoi trajneri i Dritës.
Në fund, Nuhiu u ndal edhe te derbi i ardhshëm ndaj Gjilanit, duke besuar se kjo përballje mund të jetë momenti i duhur për reagimin e skuadrës.
“Derbi po vjen në momentin më të mirë, sepse na mobilizon. Nga ajo ndeshje besoj se do të rikthehet skuadra për atë që është e përgatitur”, përfundoi Nuhiu.









