SC Gjilani ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi, duke triumfuar 1-0 ndaj FC Ballkanit në një ndeshje të dominuar nga skuadra kuqebardhë.
Gjilani e kontrolloi takimin gjatë gjithë 90 minutave, duke krijuar disa raste të mira shënimi dhe duke ushtruar vazhdimisht presion në portën kundërshtare.
Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 67-të, kur Robert Rrahmani realizoi një supergol, duke i dhuruar Gjilanit tri pikë të arta dhe duke u shndërruar në heroin e kësaj fitoreje.
Me këtë triumf, SC Gjilani vazhdon rrugëtimin në kampionat me ambicie të qarta, ndërsa në xhiron e gjashtë e pret një tjetër përballje e madhe.
Gjilani do të përballet me rivalin lokal, FC Drita, si mysafir, në derbin e madh të qytetit./Radio Star/









