Pas disa tentimeve radhazi, Lista Serbe ka arritur ta zgjidhë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Përkundër që deputetët Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Sërgjan Popoviq, Branislav Nikoliq dhe emra të tjerë u refuzuan, emri i Tanja Vujoviq kaloi.
Me 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime, Vujoviq u zgjodh nënkryetare e Listës Serbe.
Në bazë të grafikonit të Kuvendit, shihet se një numër të madh votash mori nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.org/










