FTESË PUBLIKE!
FTESË PËR TAKIM TË PËRBASHKËT ME PËRFAQËSUESIT E FARMACIVE KOMUNITARE
Të nderuar përfaqësues të farmacive,
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Gjilanit ju fton në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e të gjitha farmacive që operojnë si barnatore komunitare në territorin e Komunës së Gjilanit.
Tema kryesore e takimit do të jetë përcaktimi dhe organizimi i kujdestarisë së barnatoreve gjatë orëve të natës dhe ditëve të vikendit, me qëllim të sigurimit të qasjes së qytetarëve në shërbime farmaceutike edhe jashtë orarit të rregullt të punës.
Në takim do të diskutohet për mënyrën e organizimit të kujdestarisë, koordinimin ndërmjet barnatoreve dhe institucioneve komunale, si dhe çështje të tjera që lidhen me ofrimin sa më të mirë të shërbimeve farmaceutike për qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Data: 21.09.2026
Ora: 10:00
Vendi: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), kati i II-të
Pjesëmarrja e të gjithë përfaqësuesve të farmacive është e rëndësishme, meqë synojmë që së bashku të përcaktojmë një mënyrë funksionale dhe të koordinuar të kujdestarisë së barnatoreve, në interes të qytetarëve.
Me respekt,
Mimoza Kadriu Qerimi
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Komuna e Gjilanit










