Sot kishte ndërruar jetë një shok, një atdhetar, një doktor i mirë, një piktor, një talent i jashtëzakonshëm, nga Komogllava e Ferizajit, Xhevat Ukshini.
Me Xhevatin e patëm rastin të njiheshim në burgun e Gjilanit gjatë vitit 1986-87, si të burgosur politikë.
Ishte ambicioz i zgjuar i ditur i edukuar dhe shumë i sjellshëm e human. Në atë kohë ai ishte student i mjekësisë dhe me njohuritë që kishte ndihmonte shumë shokët e torturuar e në veçanti Begzad Sinanin i cili kishte pësuar shumë. Xhevati ishte dënuar për veprimtari atdhetare me 5 vite burg të rëndë. Në burgun e Gjilanit kushtet ishin të rënda i kam përshkruar edhe në raste të tjera. Xhevati dhe të burgosurit e tjerë politikë vetëm lexonin dhe studionim ato pak libra e revista që kishim. Lapsi aty ishte i ndaluar, na ofrohej një fysht i plastikës i nxjerrur nga stilolapsi njëhere në javë për t’i shkruar në kohë të caktuar një letër familjes. Nuk lejoheshin shkrepsat me gas e vajguri, vetëm shkrepsa me fije druri. Me fije të shkrepses të karbonizuara, më bëri një vizatim-portret në faqen e mbrapme të aktakuzes së tij dhe e kishte ruajtur për 40 vjet për të ma dërguar para një kohe.
Duhej ruajtur mirë dhe kujdes sepse për gardianët dhe UDB-në lapsi në burgun e Gjilanit ishte mjeti më i rrezikshëm në ato kohë.Shumë herë na bënin kontrolle të rrufeshme duke na konfiskuar shkrime të ndryshme letrare,si poezi e tekste të këngëve për heronjtë e rënë për liri.Shkrimet e konfiskuara dërgoheshin te “analistët”-ekspertët porositës.Të gjitha ato shkrime e letra që i tmerronin pushtetmbajtësit do i tejkalonin për nga vlera artistike edhe “Letra nga burgu” të Antonio Gramshit!
Xhevati i ka bërë edhe shumë portrete të burgosurve politikë nëpër burgje të ndryshme.Sot ishim shumë shokë për t’i
dhënë lamtumirën e fundit si Fazli Abdullahu, Elmi Reçica, Begzad Sinani, Nuhi Ahmeti, Abdulla Derguti, Sabit Gashi, Lumni Salihu dhe Valoni e Arditi.
Lavdi e përjetshme jetës dhe vepres së atdhetarit Xhevat Ukshini !
Selajdin Abdullahu
SH.B.P. Gjilan










