Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, së bashku me ish-deputetin Abelard Tahiri, janë nisur drejt Hagës, në prag të vendimit përfundimtar në çështjen gjyqësore ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me Endritin, drejt Hagës”, ka shkruar Abelard Tahiri, duke shprehur pritjen për ditën e nesërme.
Pas gjashtë vitesh proces gjyqësor, familjarë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së presin me vëmendje vendimin e Gjykatës Speciale.
“Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij”, thuhet në mesazhin e Tahirit.
“Liri për çlirimtarët!”










