Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot 27 zëvendësministra në kuadër të përbërjes së re të Qeverisë së Kosovës.
Pas formimit të kabinetit qeveritar, të emëruarit janë ftuar që nga sot të nisin ushtrimin e detyrave të tyre në ministritë përkatëse.
Lista e zëvendësministrave është kryesisht e njëjtë me atë të Qeverisë së kaluar, e cila pati një mandat të shkurtër.
Këta janë zëvendësministrat e emëruar:
Përparim Kryeziu – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Kreshnik Ahmeti – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Hysni Mehani – zëvendësministër në Ministrinë e Financave
Agon Batusha – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal
Getoar Mjeku – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë
Triera Kasumi-Berisha – zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë
Fatban Bunjaku – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
Jeton Mehmeti – zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
Ali Dula – zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal
Enver Dugolli – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Zef Morina – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit
Daulina Osmani – zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë
Avni Zogiani – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Driton Hyseni – zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Agon Dobruna – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare
Besart Jashari – zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare
Nora Arapi-Krasniqi – zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit
Tijana Veljkovic – zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit
Arsim Berisha – zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë
Genc Nimoni – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë
Gegë Lleshi – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes
Enis Kervan – zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes
Lulzim Hetemi – zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
Ratomir Minic – zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
Igor Mitic – zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Muhedin Nushi – zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Sejnur Veshall – zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë
Me këto emërime, përbërja e re e Qeverisë plotësohet edhe me nivelin e zëvendësministrave në dikasteret përkatëse.










