Qytetarët e Gjilanit pritet të mblidhen sot para Teatrit të Qytetit, në pritje të verdiktit final në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00, me paraqitjen e vendimit nga gjykata, ndërsa procesi i shpalljes së verdiktit pritet të zgjasë deri rreth orës 12:00.
Në Gjilan, qytetarët do ta ndjekin nga afër këtë moment, i cili vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe disa vitesh pritjeje.
Mbledhja para Teatrit të Qytetit pritet të shërbejë si moment i përbashkët për qytetarët që dëshirojnë ta përcjellin shpalljen e vendimit nga Haga.










