Kompania Royal Beverage LLC me seli në Gjilan, me rastin e rritjes se kapaciteteve prodhuese dhe shtimin e linjave të prodhimit Royal Beverage LLC shpall konkurs për pozitat:
1. Pirunier – 2 pozita
2. Operator në makina të prodhimit – 3 pozita
3. Ndihmës Operator – 3 pozita
Pozita 1
Pirunier – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Operon pirunin për ngarkim dhe shkarkim të mallrave.
• Siguron lëvizje të sigurt të produkteve në magazinë.
• Pranim i detyrave shtesë nga përgjegjësi në prodhim
Kriteret e vlerësimit:
• Certifikatë për drejtimin e pirunit – përbën përparësi.
• Përvojë pune relevante.
Pozita 2
Operator në makina të prodhimit – 3 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Operimi dhe monitorimi i makinave në linjën e prodhimit të RC Cola, Frostea, RedRain dhe Royal Water.
• Mbikëqyrja e proceseve të mbushjes, mbylljes, etiketimit dhe paketimit.
• Kontrolli i funksionimit të rregullt të pajisjeve dhe raportimi i çdo parregullsie te përgjegjësi i prodhimit.
• Kujdesi për cilësinë, higjienën dhe sigurinë gjatë procesit të punës.
• Mbajtja e pastër dhe e rregullt e pajisjeve dhe hapësirës së punës.
• Bashkëpunimi me ekipin për realizimin efikas të planit të prodhimit.
• Pranim i detyrave shtesë nga përgjegjësi në prodhim.
Kërkesat:
• Përvojë në prodhim ose operim të makinave është përparësi, por nuk është e domosdoshme.
• Përgjegjësi, përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve.
• Aftësi për punë në ekip dhe respektim të procedurave të punës.
• Gatishmëri për punë me ndërrime.
• Motivim për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë profesionale.
Pozita 3
Ndihmës Operator në Makina të Prodhimit – 3 pozita
Detyrat kryesore:
• Asistimi i operatorit në funksionimin dhe mbikëqyrjen e makinave në linjën e prodhimit të pijeve freskuese (RC Cola, Frostea, RedRain, Royal Water).
• Ndihma gjatë proceseve të mbushjes, paketimit dhe sistemimit të produkteve.
• Furnizimi i linjës së prodhimit me materialet e nevojshme për procesin e punës.
• Identifikimi dhe raportimi i parregullsive ose problemeve te operatori dhe drejtuesi i prodhimit.
• Kujdesi për pastërtinë, rregullin dhe sigurinë në vendin e punës.
• Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojave të procesit të prodhimit.
• Pranim i detyrave shtesë nga përgjegjësi në prodhim.
Kërkesat:
• Përvojë paraprake në prodhim është e preferueshme, por nuk është e domosdoshme.
• Përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
• Aftësi për të punuar në ekip.
• Gatishmëri për punë me ndërrime.
• Vëmendje ndaj rregullave të sigurisë dhe higjienës në punë.
Ne ofrojmë:
• Ambient profesional dhe dinamik pune;
• Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë;
• Pagesë konkurruese sipas përvojës dhe kualifikimeve.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
hr@royalbev.com Duke shënuar ne Subjekt të Emailit Pozitën për të cilën aplikon.
Për çdo informatë shtesë nga ora 8:00 deri ora 16:00, mund të kontaktoni edhe në numrin e telefonit në viber: ☎️ 049 761 995
Afati për aplikim: Deri në plotësimin e pozitave.










