Në zyrën e Kryeministrit, Albin Kurti, vjen një letër nga Malcolm Simmons – gjyqtar britanik që për vite me radhë shërbeu si kryetar i Gjykatësve në EULEX.
Shkresa ngrinte alarmin se në misionin e thirrur për drejtësi të BE-së, ishin manipuluar në mënyrë brutale procese gjyqësore. Dhe jo kundër individëve dosido, por pikërisht kundër komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryepersonazhi i akuzuar nga Simmons, ishte ish-kolegu i tij në EULEX, gjykatësi amerikan, Charles Smith.
Më 29 janar 2013, në orën 14:37 – Charles Smith i dërgonte email Simmonsit në lidhje me rastin “Kleçka”, ku i akuzuar ndër të tjerë ishte edhe komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj. (email-a)
“Misioni dëshiron që ky rast të caktohet për gjykim sa më shpejt që të jetë e mundur. Ka një sërë arsyesh për këtë… shumica prej tyre politike”. – thuhej në përmbajtje.
Imagjinojeni, për arsye politike thoshte Smith.
Në një sistem ku politika s’guxon të përdoret as kalimthi si term.
Por Smith, sipas sinjalizimit të Simmons që e posedon VOX Kosova, nuk ndalej me kaq.
I kërkonte që në çështjen “Kleçka” të pandehurit të dënoheshin dhe se misioni i EULEX e priste pikërisht shqiptimin e këtij verdikti.
Gjykatësi Smith, sipas Simmons do të ndërhynte edhe në raste të tjera duke sugjeruar të dënoheshin të pandehurit.
Pra flitet për një sistem ku provat viheshin në plan të dytë, sepse aty ishte Charles Smith, një gjyqtar që vendoste me çekan të hekurt ndikimi e jo drejtësie.
Por historia bëhet edhe më interesante këtu.
Sepse Smith nuk u largua nga sistemi.
Përkundrazi.
Në vitin 2017, ai u emërua gjyqtar në Gjykatën Speciale.
Më pas, u bë kryetar i trupit gjykues në rastin ndaj krerëve të UÇK-së.
Dhe pikërisht ky gjyqtar, lexoi vendimin skandaloz ku Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi dënohen me gati një shekull burg.
Verdiktin ku Viktima dënohet edhe më shumë se agresori.
Një manipulues i proceseve kundër UÇK-së, që godet me çekan politik drejtësinë – Duke i dhënë të gjithë procesit vulën e turpit. /VOX Kosova










