Në prani të një numri të madh qytetarësh, sportdashësish dhe njerëzish nga fusha të ndryshme, sot iu dha lamtumira e fundit të riut Arianit Robelli.
Familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe shumë sportdashës u mblodhën për t’i dhënë nderimet e fundit Arianitit, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e tij.
Arianit Robelli ishte i njohur edhe për përkushtimin e tij ndaj sportit dhe tifozërisë, ndërsa ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka prekur thellë komunitetin dhe njerëzit që e njohën.
Në këtë ditë zie, familja Robelli ka marrë mbështetje dhe ngushëllime të shumta nga qytetarët, miqtë, sportdashësit dhe bashkëpunëtorët.
Lamtumira e fundit u përcoll me respekt dhe dhimbje, ndërsa kujtimi për Arianitin do të mbetet te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën./Radio Star/










