Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka diplomuar në Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së.
Kështu ka njoftuar ambasada e Kosovës në SHBA, nga ku është shtuar edhe se, diplomimi i Shalës përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon angazhimin e Policisë së Kosovës për zhvillimin e kuadrove të saj.
Postimi:
Urime Kapitenit të Policisë së Kosovës, Visar Shala, për diplomimin me sukses në Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së! Ceremonia u mbajt më 17 shtator 2026, në Quantico, Virxhinia.
Në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 vende të tjera. Diplomimi i kapitenit Shala përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon angazhimin e Policisë së Kosovës për zhvillimin e kuadrove të saj dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit.










