Në kuadër të mësimit tërëditor, në disa shkolla të Komunës së Kamenicës po krijohen hapësira të reja dhe funksionale, të dedikuara për nxënësit dhe aktivitetet e tyre gjatë qëndrimit në shkollë.
Drejtori i Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, ka bërë të ditur se këto hapësira synojnë ta bëjnë kohën e kaluar në shkollë më të dobishme dhe më të përshtatshme për nxënësit, duke krijuar mundësi për mësim, bashkëpunim, lexim, aktivitete kreative dhe zhvillim të aftësive të ndryshme.
Këndet e shfrytëzueshme për mësimin tërëditor po realizohen në SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Abdullah Krashnica” në Koretin, si dhe SHFMU “Skënderbeu” në Hogosht dhe Kopernicë.
Sipas Drejtorisë së Arsimit, qëllimi është ndërtimi i një ambienti shkollor më funksional dhe gjithëpërfshirës, i cili i përgjigjet më mirë nevojave të nxënësve.
“Një shkollë më funksionale, më gjithëpërfshirëse dhe më afër nevojave të nxënësve” mbetet synimi i këtij angazhimi në kuadër të mësimit tërëditor.










