Organizatat e dala nga lufta, përmes një thirrjeje publike, kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen protestave në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerave të luftës.
Protesta do të mbahet sot, e premte, 25 shtator 2026, në ora 17:00, para Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë mbështetje për vlerat e luftës çlirimtare dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Thirrja e organizatorëve: qytetarët ftohen të bashkohen në protestë dhe të shprehin mbështetjen e tyre në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.










