Me kënaqësi dhe nder të veçantë e vlerësoj përfshirjen time ndër 14 profesorët e Kolegjit UBT, të renditur në mesin e studiuesve më të dalluar në Kosovë, sipas Scholarly Index Top1000 Scholar 2026, në së paku një fushë kërkimore.
Në këtë listë jam i vetmi përfaqësues nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë. Ky vlerësim përbën dëshmi të përkushtimit të vazhdueshëm ndaj kërkimit shkencor, zhvillimit akademik dhe avancimit të dijes.
Kjo arritje është rezultat i punës së palodhur, angazhimit profesional dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me kolegët, studentët dhe komunitetin akademik. Mirënjohjen time të veçantë e shpreh për familjen, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar dhe më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.
Falënderoj Kolegjin UBT për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj promovimit të ekselencës akademike dhe kërkimit shkencor.
Ky vlerësim përbën një motivim të mëtejshëm për të vijuar me përkushtim punën në funksion të zhvillimit të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe formimit të gjeneratave të reja.
Prof. Dr. Burhan R. Rexhepi










