Komisioni për Administrimin e Gjykatave të KGJK-së viziton Gjykatën Themelore në Gjilan
Gjilan, 1 tetor 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu, së bashku me mbikëqyrësit e degëve, administratorin dhe ndihmës administratorët kanë pritur sot në takim Komisionin për Administrimin e Gjykatave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të kryesuar nga gjyqtari Fahret Vellija, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Komisionit, gjyqtarin Besnik Bislimaj, profesorin Ahmet Imami, si dhe përfaqësuesve të Sekretariatit të KGJK-së.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me raportet dhe gjetjet e Njësisë për Inspektim, rekomandimet e dala nga procesi i inspektimit, si dhe veprimet e ndërmarra nga Gjykata dhe degët e saj për adresimin e tyre.
Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i cilësisë së administrimit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve të ofruara nga administrata e gjykatës, me synim rritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe palët në procedurë.
Kryetari i Komisionit, Vellija, vlerësoj lartë menaxhmentin e Gjykatës Themelore të Gjilanit për përmirësimin gjendjes, duke theksuar se kjo duhet të merret si model për gjykatat e tjera. Gjithashtu kërkojë që kjo gjendje të ruhet që është arritur me punë të jashtëzakonshme të vazhdueshme dhe të përmirësohet aty ku shihet e nevojshme në çështjet teknike.
Nga ana tjetër, Kryetari Salihu falënderoj anëtarët e komisionit për vlerësimin e dhënë dhe shtoi se do të eliminohen ato probleme teknike të vogla që paraqiten në punën e përditshme. Kurse sa i përket ruajtjes së gjendjes do të bëhet përpjekje që ky standard të ruhet dhe të avancohet edhe më tepër.
Gjithashtu në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Gjykatës, Komisioneve përkatëse të KGJK-së dhe njësive përkatëse të Sekretariatit, në funksion të adresimit të sfidave, zbatimit të rekomandimeve dhe avancimit të mëtejshëm të administrimit dhe funksionimit të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe degëve të saj.










