Rama takoi Trumpin gjatë vizitës në ShBA
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, para disa ditësh zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Lajmi u bë i ditur nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Balla iu përgjigj kritikëve që pretendonin se Rama “nuk e kishte takuar askënd”.
Pos takimeve brenda selisë së OKB-së, Rama ka pasur takime edhe me komunitetin shqiptar që jetojnë në ShBA.










