Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 25.09.2026 – 01.10.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër (1764) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar gjashtëdhjetë e tri (63) gjoba për përdorim të telefonit,
Shqiptuar shtatëdhjetë e katër (74) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike pesëdhjetë e një (51) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë ngasësve të mjeteve motorike që të mos ndalën apo parkojnë në trotuare. Trotuari u takon këmbësorëve, fëmijëve dhe të moshuarve. Mos u bëj shkaktar i rrezikimit të jetës së tyre.










