Riga Pharm ka zgjeruar rrjetin e saj me hapjen e pikës së re në Hani të Dilit, Prishtinë, duke vijuar zgjerimin e shërbimeve dhe synimin për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për qytetarët.
Me rastin e hapjes së pikës së re, nga 2 deri më 9 tetor, Riga Pharm ka paralajmëruar zbritje deri në 20% për produkte të përzgjedhura.
Pika e re ndodhet në Hani të Dilit, Prishtinë, ndërsa oferta promocionale do të jetë e vlefshme gjatë periudhës 02–09 tetor.
Me këtë zgjerim, Riga Pharm vazhdon shtrirjen e rrjetit të saj dhe prezencën më pranë komunitetit.
Riga Pharm – çdo herë më afër jush.










