Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Hamza ka thënë se PDK-ja është e gatshme të bisedojë për çështjen e presidentit, nëse paraprakisht finalizohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Kam thënë se, nëse finalizohet Ligji për Specialen, atëherë jemi të gatshëm të bisedojmë për presidentin. Nuk e di nëse do të arrihet marrëveshja, por kjo është e rëndësishme. Ligji kalon përtej nevojave të PDK-së”, ka deklaruar Hamza./Gazeta10









