Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij është që ligji për Dhomat e Specializuara të miratohet në të dy leximet në Kuvend, e më pas të propozohet dhe të zgjidhet presidenti i vendit.
Sipas Hamzës, kjo do të mundësonte shmangien e zgjedhjeve të reja. Ai ka theksuar se çështja nuk duhet të shihet vetëm në interes të një partie politike, pasi, sipas tij, Kosova është mbi çdo subjekt politik.
“Po e thashë, po e thashë, po e përsëris për të sotmen herë. Kërkesa dhe qëndrimi i PDK-së është edhe kjo nuk është për PDK-në. Se çka është më e madhe se PDK-ja. Historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është më e madhe se gjithçka. Kosova është më e madhe se ne. Na po thojmë. Ne po themi me u aprovu ligji në të dy leximet. Pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedh presidenti, e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush tjetër ka plan me çu vendin në zgjedhje, është tim tjetër”, ka deklaruar Hamza./Gazeta10








