Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas zhvillimeve gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar veprimet e Policisë ndaj protestuesve.
Mustafa ka thënë se, sipas tij, Policia po përdor dhunë të tepruar dhe ka kërkuar që ajo të ndalet menjëherë.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ligjin dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të situatës.
“Policia po përdorë dhunë të egër, plotësisht të paarsyeshme ndaj protestuesve! Kjo dhunë duhet të ndalet menjëherë! Votoni ligjin, mos e përshkallëzoni situatën!”, ka shkruar Mustafa.


