Pas një sezoni të ngarkuar me punë, përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët, kompania ka mundësuar që punëtorët e saj të kalojnë disa ditë pushimi dhe relaksi në Antalya.
Kompania thekson se kjo nismë është një mënyrë për të shprehur mirënjohjen ndaj punëtorëve për kontributin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë vitit.
Gjatë qëndrimit në Antalya, stafi ka shijuar detin, diellin dhe kohën e përbashkët, duke krijuar momente dhe kujtime jashtë ambienteve të punës.
Në mesazhin e saj, EL-BAU ka shprehur mirënjohje edhe për kolegët që këtë herë nuk kanë mundur të jenë pjesë e udhëtimit për shkak të obligimeve familjare, duke theksuar se ata mbeten pjesë e rëndësishme e ekipit.
Kompania ka kujtuar me respekt edhe ish-kolegët që kanë ndërruar jetë, duke theksuar se ata mbeten pjesë e kujtimeve dhe historisë së EL-BAU.
“Ne nuk ndërtojmë vetëm rrugë – ndërtojmë edhe miqësi, kujtime dhe një histori të përbashkët”, thuhet në mesazhin e kompanisë./Radio Star/


