Me angazhim të vazhdueshëm, përkushtim profesional dhe menaxhim të mirëfilltë të punës dhe stafit, Reparti i Ortopedisë, Reparti i Anestezionit dhe Salla Operative, ka arritur të eliminojë listën e pritjes për ndërhyrjet kirurgjike të planifikuara.
Pas shumë vitesh, pacientët që kanë nevojë për trajtim kirurgjik ortopedik nuk përballen më me pritje të gjata. Aktualisht, ndërhyrjet e planifikuara mund të realizohen brenda pak ditësh, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efikas për pacientët tanë.
Ky rezultat është fryt i punës së përbashkët, organizimit më të mirë dhe përkushtimit të të gjithë stafit.
Angazhimi ynë si menaxhment për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, efikase dhe në kohë për qytetarët vazhdon çdo ditë, faleminderit të gjithë stafit për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar çdo ditë në shërbim të pacientëve.
Së shpejti, një hap tjetër i rëndësishëm në zgjerimin e shërbimeve tona edhe me endoproteza totale, vazhdojmë së bashku për shërbime më të mira dhe kujdes shëndetësor më cilësor për qytetarët tanë.


