Disa minuta para se të fillonte mësimi të martën në klasën e katërt të shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglarë të Gjilanit, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e izolimit të tavanit derisa në klasë ndodheshin së paku 10 nxënës.
Pjesa e stiroporit që ka qenë e ngjitur për plafon kishte filluar të bjerë ngadalë, kështu që incidenti ka kaluar pa lëndime edhe pse drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica ka thënë që në momentin kur ka filluar të bie pjesa e izoluar me stiropor.
“Ne kemi marrë informatë prej drejtorit të shkollës, por tashmë është duke u hetuar rasti. Ne kemi vizituar mbrëmë shkollën dhe realisht ka rënë një pjesë e stiroporit që ka qenë i ngjitur në plafon. Sipas drejtorit të shkollës kanë qenë nxënësat në klasë por stiropori ka filluar të zhvendoset ngadalë. Tashmë ka mbetur varur pjesa e stiroporit”, ka thënë Gagica në një prononcim për Insajderin.
Gagica ka bërë të ditur se një renovim në shkollën “Vehbi Ibrahimi” ka përfunduar rreth dy muaj më parë. Ai po ashtu tha se momentalisht është ndërprerë mësimi për shkak të një ekspertize që është duke kryer Prokuroria Themelore e Gjilanit.
“Për të filluar mësimi duhet të presim deri sa të bëhet një ekspertizë nga Prokuroria”, ka shtuar Gagica.